Basketboll

SKUADRAT NA FUNDI I TABELËS, HAPIN XHIRON E 24-TË

Prishtinë(AsistiOnline) – Sot do të hapet xhiro e 24-të e Superligës së Kosovës te meshkujt me ndeshje shumë interesante në program.

Sfida e parë do të jetë ndërmjet Vëllaznimit dhe Bashkimit, që do të jetë shumë e rëndësishme për të dy skuadrat. Kuqezinjtë ndodhen në vendin e fundit me 30 pikë, por nuk janë dorëzuar për të mos rënë nga elita, ndërsa prizrenasit kanë grumbulluar tri pikë më shumë.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat dhe zyrtarët e ndeshjes, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të nisë nga ora 16:00 dhe transmetohet direkt në Platformën më ekskluzive në vend, Art Motion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Superliga – Java 24

E mërkurë

16:00 Vëllaznimi – Bashkimi.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.