BUCKS MPOSHTIN NË VAZHDIME 76ERS, BROOKLYN NGJITET NË KRYE TË LINDJES!
Prishtinë(AsistiOnline) – Milwaukee Bucks kanë arritur një fitore të madhe përballë Philadelphia 76ers duke mposhtur me rezultat 109-105. Ndeshja e cila ishte e barabartë pas 48 minutave, u përcaktua fituesi vetëm në 5 minutat shtesë.
Greku i frikshëm, Giannis Antetokounmpo erdhi fuqishëm në 5 minutëshin shtesë duke shënuar 10 nga 32 pikët në total për ta marrë fitoren e 26 sezonale nga 40 ndeshje. Përndryshe, Antetokounmpo natën e mbylli me double double duke kontribuar edhe me 15 kërcime. Për grekun, ishte double double i 30 sezonal.
Nga ana tjetër, nuk mjaftuan dyshifroret e dyfishta për Simmonsin që realizoi 13 pikë e 12 kërcime dhe të Howardit që natën e mbylli me 13 pikë e 12 kërcime që 76 ers ta marrin një fitore eventuale.
E fitores së Bucks më së shumti i janë gëzuar Brooklyn Nets që në fitoren e gjashtë rresht mposhtën Indiana Pacers, dhe janë ngjitur në vendin e parë të konferencës lindore.
Në këtë ndeshje, monstruoz ishte James Harden që kompletoi triple double-n e 11 këtë sezon dhe të 56 në karrierën e tij. “Mjekrra” natën e mbylli me 40 pikë, 15 asistime e 10 kërcime.
Me këtë fitore, Nets janë në vendin e parë tani me 28 fitore krahas 13 humbjeve.
Rezultatet tjera të arritura gjatë mëngjesit:
RAPTORS – PISTONS 112-115
KINGS – ËIZARDS 121-119
BOSTON – CLELVELAND 110-117
SPURS – CHICAGO 106-99
ËARRIORS – ROCKETS 108-94
HEAT – GRIZZLIES 85-89
HORNETS – NUGGETS 104-129.
/AsistiOnline.com/
https://www.youtube.com/watch?v=bXWzqE_aTp4
Komentet janë të mbyllura.