Basketboll

DUELI I DYTË I DITËS MES SKUADRAVE ME TRADITË TË MADHE

Prishtinë(AsistiOnline) – Ndeshja e dytë e ditës hapëse të xhiros së 25-të në Superligën e Kosovës, zhvillohet mes dy rivalëve të vjetër.

Dy skuadrat me traditë në basketbollin e Kosovës, Bashkimi dhe Peja ndeshen sonte, por që nuk jusgub arritur rezultate të dëshirueshme në stinorin pranveror e tash po kërkojnë play off-in. Prizrenasit ndodhen në vendin e pestë me 35, me një pikë më pak pejanët në të katërtin.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat dhe zyrtarët e ndeshjes, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të nisë nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në Platformën më ekskluzive në vend, Art Motion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Superliga – Java 25

E shtunë

19:00 Bashkimi – Peja.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.