Basketboll

KRASNIQI TREGON DISA NGA KUSHTET QË DO TË DUHET TI PLOTËSONIN TRAJNERËT E HUAJ PËR TË ARDHUR NË KOSOVË

Prishtinë(AsistiOnline)Çështja e ndërrimit të shumë trajnerëve nga skuadrat kosovare dhe pruarja e shumë të huajve, është një tematikë e cila po diskutohet shumë javëve të fundit në basketbollin e Kosovës.

Kryetari i Shoqatës së trajnerëve të basketbollit të Kosovës, Arben Krasniqi dje ka qenë i ftuar në ASISTIN 443, për të diskutuar tema të ndryshme në lidhje me basketbollin, teksa ka treguar edhe për disa nga kriteret që janë hartuar vitin e kaluar nga SHTBK-ja në lidhje me trajnerët e huaj që vijnë në Kosovë, por që nuk po respektohen.

Po Shoqata jonë i ka përpiluar disa kritere dhe të cilat i kemi aprovouar dhe mund ti them tash, disa nga to: Kriteri i parë është që një trajner i huaj që vije në Kosovë të jetë i shtetit që është i ranguar më lartë se Kosova në FIBA. I dyti është që ata të jenë në Superligën e vendit të tyre, trajnera kryesorë ose në 5 shtetet më të mëdhaja në Evropë, si ndihmës-trajnera. Dhe një kriter tjetër, të jenë trajnera që kanë punuar këtu, por që kanë fituar ndonjë trofe. Si Radovic që ka fituar titull dhe kupë ose Paviq që ka mbërrijtur në finale. Por këto kritere nuk po respektohen”, tregoi ish-selektori i Kosovës.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.