VËLLAZNIMI MPOSHT EDHE YLLIN, SHPRESË E MADHE PËR MBIJETESË
Prishtinë(AsistiOnline) – Vëllaznimi e ka arritur edhe një fitore shumë të madhe në Superligën e Kosovës, duke mposhtur Yllin.
Gjakovarët kanë triumfuar me shumë meritë ndaj Yllit në Therandë me rezultatin përfundimtar, 60-56.
Ndeshja nisi ngushtë me Vëllaznimin që i fitoi dy periodat fillestare të ndeshjes (13-12, 12-9) dhe shkoi në pushimin mes pjesëve me avantazh 25-21.
Në pjesën e dytë, Ylli arriti të rikthehet në lojë duke e fituar çerekun e tretë (16-20) dhe periodat e fundit nisi me rezultat të barabartë 41-41. Në çerekun vendimtar, përkundër lodhjes dhe ndërrimit të paktë të 5shes së parë, gjakovarët luftuan shumë dhe fituan këtë pjesëlojë(19-15) shumë të rëndësishme e cila ju solli fitoren e madhe.
Individët më të dalluar në këtë fitore të madhe të gjakovarëve sot ishin: Emmanuel Omogbo me double-double(17pk, 11krc), Ty Nichols me 15 pikë dhe Robert Shestani e Andi Shehu me nga 11 pikë që të dy.
Te Ylli s’mjaftuan për fitore: Valon Bunjaku me 15 pikë, Mitchell Wilbekin me 13 pikëe L.G Gill me 13 pikë.
Me këtë fitore, Vëllaznimi vazhdon shpresat për mbetje në Superligë, përkohësisht ngjitet në pozitën 6-të me 35 pikë, 9 fitore e 17 humbje. Ndërsa, Ylli mbetet në pozitën e dytë me 42 pikë, 16 fitore e 10 humbje.
Në xhiron e ardhshme, Vëllaznimi e pret rivalin direkt për mbetje në elitë, Sigal Prishtinën e Ylli e luan derbin ndaj Pejës.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.