Basketboll

OLIMPIAKOSI MPOSHT VALENCIAN DHE IA RREZIKON SERIOZISHT PLAY OFF-IN

Prishtinë(AsistiOnline) – Megjithëse sivjet nuk do të jetë ”play off”-in e Euroligës, skuadra e madhe greke Olimpiakos duket se ka vendosur t’ju prishë punë ekipeve tjera që po tentojnë ta bëjnë këtë gjë.

Grekët nga Piraeusi kanë arritur të mposhtin Valencian në shtëpinë e saj, 79-88 dhe t’ia rrezikojë seriozisht pozitën që do e dërgonte në ”play off”.

Bullgari, Sasha Vezenkov që sivjet po shkëlqen me paraqitje fantastike, ishte më meritori për këtë fitore të Olimpiakosit me 19 pikë, ndihmuar edhe nga Georgios Printezis me 18 sosh.

Te Valencia s’mjaftuan për fitore, Klement Prepelic me 12 pikë e Ferando San Emeterio me 11 sosh.

Pas xhiros së 32-të, Olimpiakosi mbetet në pozitën e 12-të me 15 fitore dhe 17 humbje. Ndërsa, Valencia renditet e 10-ta me me 17 fitore dhe 15 humbje.

Në xhiron e ardhshme që nisë nesër, Valencia i shkon Albës së Berlinit të premtën e Olimpiakosi luan ndaj Realit në Madrid.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.