Basketboll

KB PRISHTINA E GATSHME PËR LIGËN UNIKE

Prishtinë(AsistiOnline) – Nisjen e Ligës Unike në këtë periudhë kohore e kanë komentuar edhe nga skuadra më e trofeshme shqiptare, Sigal Prishtina.

Presidenti i ri i klubit, Burim Maraj në një bisedë dhënë AsistiOnline.com, ka thënë se përkundër telasheve dhe vështirësive që ekipi ka kaluar sivjet, janë të gatshëm të luajnë në Ligën Unike.

Mendoj si cdo fillim i një projekti edhe ky i Ligës Unike mund të i ketë vështirësite e veta, për vet organizatorët dhe patjetër për klubet – varësisht nga formati i organizimit. Në parim e mbështes fuqishëm Ligen Unike dhe uroj që të ketë një fillim të mbarë. Kjo është rruga që duhet përcjellur të gjitha institucionet, organizatat nga të dyja anët – vetëm të bashkuar mund të fuqizohemi dhe krijojmë mundësi të reja për rininë tonë, qoftë në sport, kulturë apo biznes.

KB Sigal Prishtina përkundër faktit që në tabelë nuk gjendet mirë momentalisht dhe kemi shumë sfida para vetes, une së bashku me bordin, stafin menaxhues dhe ekipin, jemi shumë të përkushtuar dhe po bëjmë ç’mos që të dalim faqebardhë nga kjo situatë. Unë besoj në ekipin që kemi në këtë ekipe e cila na ka sjellur 2 nga 3 kupat e sezonit dhe mendoj që po patëm rastin të futemi në ”Play Off”, do të jemi një pretendent serioz që të bëhemi edhe njëherë Kampion i Republikës tonë.

Absolutisht po, KB Sigal Prishtina është e gatshme të merr pjesë në Ligën Unike. Do të jemi të përgatitur makimalisht që pjesëmarrja e klubit tonë të lë shembull të mirë gjatë këtij turneu historik e pse jo edhe të fitojmë titullin e Kampionit”, përfundoi deklarimin e vet Maraj.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.