SEKRETARI I PEJËS: VENDIM I VONUAR, POR DO TË MARRIM PJESË
Prishtinë(AsistiOnline) – Drejtuesit e Ligës Unike të basketbollit mes Kosovës dhe Shqipërisë, kanë vendosur që sivjet megjithatë të mbahet në formë turneu kjo garë e themeluar në vitin e kaluar.
Por si e shohin te skuadra e Pejës, idenë që Liga Unike mes Kosovës dhe Shqipërisë të fillojë në këtë kohë kur jemi në prag të përfundimit të edicionit, tregon për AsistiOnline.com sekretari i ekipit verdhezi, Gazmend Pupovci.
”KB Peja e sheh të vonuar këtë vendim në këtë fazë para ”play off”-it dhe si jo i qëlluar, por gjithsesi do marim pjesë dhe synimet tona janë si edhe çdo herë tjetër të dalim fitues”, potencoi Pupovci.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.