Basketboll

EDWARDS DHE LAMELO BALL, LOJTARËT MË TË MIRË TË RI PËR MUAJIN MARS!

Prishtinë(AsistiOnline) – Djaloshi i Minnesota Timberëolves Anthony Edwards dhe lojtari i Charlotte Hornets, LaMelo Ball janë shpallur lojtarët më të mirë të ri të muajit mars.

Edëards që ishte piku apo zgjedhja numër një në draft, muajin mars e mbylli me mesatare prej 24.2 pikë, 5.5 kërcime, 2.5 asistime dhe 1.6 topa të vjedhur në 13 ndeshje.

Nga ana tjetër, Ball që ishte zgjedhja numër 3 në drafte, luajti 8 ndeshje për Charlotten deri sa u lëndua. Në këto 8 ndeshje, Ball kishte mesatare prej 18.5 pikë, 5.4 asistime, 5.3 kërcime dhe 1.8 topa të vjedhur për Hornets.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.