Basketboll

AGNESA RRAHMANI NË ELITËN MAQEDONASE TË FEMRAVE

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëra prej lojtareve më të talentuara në basketbollin kosovar femëror në vitet e fundit, Agnesa Rrahmani është bërë me ekip të ri jashtë vendit.

Rrahmani që deri tash mbrojti ngjyrat e skuadrës nga vendlindja, Kastriotit të Ferizajit, është transferuar te skuadra elitare maqedonase, MZT Skopje.

Gjatë ditës së djeshme ajo e përfundoi stinorin me Kastriotin dhe këtë edicion ka qenë pikëshënuesja e katërt më e mirë në Superligën e Femrave me mesatare, 24 pikë, 3.9 kërcime e 2.6 asiste për ndeshje.

19 vjeçarja nga Ferizaji deri më tani ka qenë pjesë e rregullt e Përfaqësueseve të reja të Kosovës dhe mund ta marrë ftesën edhe nga Kosova A, që sivjet grumbullohet për herë të parë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.