ISTOGU MBYLL STINORIN E RREGULLT ME FITORE
Prishtinë(AsistiOnline) – Njëra prej skuadrave favorite për inkuadrim në Superligën e Kosovës, Istogu e ka mbyllur me fitore stinorin e rregullt në Ligën e parë.
Istogasit sot kanë triumfuar ndaj Prishtinës së Re në ndeshjen e fundit me rezultat, 86-65.
Tre basketbollistë arritën pikë dyshifrore në fitoren e istogasve sot: Labinot Kelmendi e Ardit Pepaj me nga 14 pikë dhe Dardan Maxharraj që shtoi 14 sosh.
Te Prishtina s’mjaftuan për fitore: Art Islamaj e Luftim Cikaqi me nga 14 pikë, Zeja Gashi me 13 pikë e as Hadrian Paqarizi e Ermal Hoti me nga 11 sosh.
Me këtë fitore, Istogu mbyll stinorin e rregullt në pozitën e dytë me 33 pikë, 15 fitore e 3 humbje. Ndërsa, Prishtina e Re, ende nuk e ka të definuar pozitën e vet, ngase kundërshtarët e saj kanë ndeshje më pak, por aktualisht gjendet në vendin e 7-të me 22 pikë, 4 fitore e 14 humbje.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.