Basketboll

SI QËNDRON PUNA ME LOJTARËT E HUAJ NË LIGËN UNIKE

Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e sotme starton me ndeshje, Liga Unike e basketbollit mes Kosovës dhe Shqipërisë e që pritet të jetë shumë interesante.

Por si qëndron puna me lojtarët e huaj që luajnë tek skuadrat, sa do të jetë numri i tyre që do të kenë të drejtë loje në Ligën Unike?

AsistiOnline.com ka hulumtuar në lidhje me këtë gjë dhe zyrtarët e Ligës Unike na e kanë konfirmuar se për lojtarët e huaj që do të luajnë në Ligën Unike, do të vlejnë rregulloret e federatave nacionale.

Në Superligën e Kosovës kanë të drejtë loje, tre lojtarë të huaj dhe me këtë rregullore do të paraqiten edhe në Ligën Unike.

Ndërsa në Shqipëri, skuadrat kanë të drejtë ti kenë në roster nga katër lojtarë të huaj e që poashtu do të kenë të drejtë loje edhe në Ligën Unike.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.