Basketboll

FINALISTËT E KUPËS SË KOSOVËS, SOT PËRBALLEN NË LIGËN UNIKE

Prishtinë(AsistiOnline) – Përballja e dytë e ditës në Ligën Unike, është ajo mes dy skuadrave kosovare që sa herë luajnë krijojnë rivalitet të konsiderueshëm.

Sigal Prishtina dhe Golden Eagle Ylli, do të ndeshen mes vete sonte në ”Mizahir Isma” të Rahovecit nga ora 19:00, për të kërkuar një vend në gjysmëfinale të Ligës Unike.

Palestra në Rahovec nuk është e panjohur për këto dy ekipe, pasiqë vitin e kaluar pikërisht në këtë vend, këto dy skuadra u ndeshën në çerekfinale të Kupës së Kosovës e ku triumfoi Ylli.

Ndeshja transmetohet direkt në Platformën nr.1 në shqiptari, Artmotion. Ndërsa rezultatin pas çdo çereku, por edhe raportet finale të ndeshjeve e gjithçka tjetër rreth tyre i gjeni në portalin e vetëm shqiptar, kushtuar ekskluvisht basketbollit – AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.