Basketboll

GOGA DHE TIRANA SIVJET JANË TAKUAR DY HERË MES VETE, CILI EKIP PRIN ME FITORE?

Prishtinë(AsistiOnline) – Dy skuadrat shqiptare, Goga Basket dhe Tirana, takohen sot në kuadër të Ligës Unike të basketbollit mes Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo ndeshje luhet në palestrën ”Mizahir Isma” në Rahovec me fillim nga ora 16:00.

Para fillimit të duelit, AsistiOnline.com ju sjellë bilancin e përballjeve të sivjetme mes këtyre dy skuadrave të cilit i prinë Goga Basketi dhe atë bindshëm.

Skuadra nga qyteti bregdetar i Durrësit, Goga sivjet në dy takime të luajtura me kryeqytetasit, ka bilanc bindës prej 2 ndeshjeve dhe po aq fitoreve.

Në duelin e parë, Goga fitoi si mysafire e Tiranës me rezultat, 82-97, duel në të cilin spikati Endrit Hysenagolli e Blagojevic Milic me nga 18 pikë. Ndërsa te Tirana u pati dalluar, Eldi Hysa me plotë 34 pikë.

Ndërsa në duelin e dytë të zhvilluar në Durrës, Goga fitoi me rezultat, 93-73 e ku u veçuan, Griffin Ramme me 26 pikë e Hysenagolli me 21 sosh, ndërsa te Tirana ishte dalluar, Eldi Hysa me 18 pikë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.