Basketboll

JOKIQ ME TRIPLE-DOUBLE, DENVERI ME FITOREN E 8TË RRADHAZI!

Prishtinë(AsistiOnline) – Nikolla Jokiq ka shkëlqyer në fitoren e tetë rradhazi të Denver Nuggets me triple-double fantastik.

Skuadra që drejtohet nga Michael Malone edhe pse me vështirësi dhe me vetëm 2 pikë dallim, triumfoi ndaj San Antonios 121-119.

Serbi, Nik Jokiq edhe në këtë duel ishte fantastik për Nuggets me shifra magjike triple-double (26pk, 14ast, 13krc), ndihmuar nga Michael Porter Jr. me double-double(22pk, 10krc).

Te SAS s’mjaftuan për fitore: DeMar DeRozan me double-double (24pk, 12ast) e Derrick White me 25 pikë.

Ishte kjo fitorja e 34 sezonale e Nuggets, karshi 18 humbjeve dhe vendi i 4-të në Perëndim. Ndërsa, Spurs mbeten të 9-tit poashtu në Perëndim me 24 fitore e 26 humbje.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=itDrKSRHiqI

Komentet janë të mbyllura.