Basketboll

PEJA DHE VËLLAZNIMI MBYLLIN STINORIN E RREGULLT TË SUPERLIGËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Përballja e fundit e stinorit të rregullt në Superligën e Kosovës, zhvillohet në ”Karagaç” të Pejës.

Bëhet fjalë për duelin ndërmjet Pejës dhe Vëllaznimit. Pejanët kanë siguruar vendin e katërt, derisa skuadra kuqezi është e fundit dhe ka rënë zyrtarisht nga elita.

Peja e ka siguruar vendin e katërt dhe hyn në ”play off” nga kjo pozitë. Ndërsa, Vëllaznimi ka rënë nga elita me fitoren e djeshme të Prishtinës ndaj Bashkimit.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat dhe zyrtarët e ndeshjes, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të nisë nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në Platformën më ekskluzive në vend, Art Motion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Superliga – Java 28

E dielë

19:00 – Peja – Vëllaznimi.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.