Basketboll

E BUJSHME: ISH-TRAJNERI I BUDUQNOSTIT TË PODGORICËS TE PONTE PRIZRENI?

Prishtinë(AsistiOnline) – Kryetrajneri i skuadrës lidere në edicionin e sivjetmë të Superligës së Kosovë, Ponte Prizreni, Arbnor Rifati ka qenë i ftuar në ASISTIN 446 i cili u transmetua më herët në terminin e zakonshëm.

Rifati në këtë episod të Asistit, zbuloi ekskluzivisht lajmin që ish-trajneri i gjigantit ballkanik të basketbollit aktualisht, Buduqnostit, Petar Mijoviq mund ti bashkohet shtabit teknik të klubit të Ponte Prizrenit.

Unë me Petar Mijoviqin kemi një miqësi të jashtëzakonshme, kohën sa ka qenë trajner i Buduçnostit, kemi pasur shkëmbime të ndryshme në aspektin sportiv profesional. Për rezultatet e viteve të fundit me Ponte Prizrenin ai më ka përgëzuar dhe në një bisedë telefonike gjatë këtyre ditëve, ai më tha që ndoshta në ”play off” do të vijë që të jem pranë teje. Javën e kaluar ka pasur një ofertë nga një ekip nga pjesa Baltike, kështuqë ka mbetur brenda javës që të vendos e ndoshta do të jetë pjesë e shtabit tim teknik për ”play off”, tha Rifati në studion e Asistit.

 
Të kujtojmë se Petar Mijoviq ishte trajner te rivali lokal i Ponte Prizrenit, Bashkimi gjatë stinorit 2015/16, ndërsa për afro 2 vite rresht(2019/21), udhëhoqi me sukses skuadrën e madhe malazeze, Buduqnostin e Podgoricës në ABA Ligë, por edhe në kompeticonin numër 2 në Evropë, EuroCup.
 
/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.