Basketboll

E TRETA E VËRTETA?

Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte luhet finalja e madhe e Ligës Unike të basketbollit, kompeticion i krijuar nga FBK-ja dhe FSHB-ja.

Në këtë finale që pritet të jetë shumë interesante do të ndeshen dy skuadrat kosovare, Peja dhe Ylli.

Kjo ndeshje për të dyja ekipet do të jetë e veçantë, sepse cilado nga ekipet që e fiton këtë, do të hyjë në histori si klubi i parë që e ka fituar Ligën Unike.

Për Yllin kjo finale mund të themi se ka më shumë rëndësi, ngase në rast fitimi do të ishte trofeu i parë në historinë 46 vjeçare të klubit.

Në fakt kjo do të jetë finalja e tretë rresht për Yllin, që po tenton fitimin e një trofeu dhe shkrimin e historisë.

Vitin e kaluar, therandasit u patën mposhtur në finale të Kupës së Kosovës, pikërisht nga Peja dhe trajneri që sot e drejton pikërisht Yllin. Ndërsa, sivjet Ylli u mposht poashtu në finale të Kupës së Kosovës.

Pra, do të jetë kjo e treta dhe e vërteta për Yllin? sigurisht që do ta mësojmë pas sfidës së sontme që starton nga ora 19:00.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.