Basketboll

LA LAKERS RIKTHEHEN TE FITORJA, TRIUMFOJNË NDAJ HORNETS!

Prishtinë(AsistiOnline) – Kampionët në fuqi, LA Lakers kanë lënë atë humbje të hidhur nga Knicks mbrapa duke shënuar fitore ndaj Charlottes me rezultat 101-93.

Që nga fillimi e deri në fund, ishte një ndeshje pothuajse e dominuar nga 17 herë kampionët duke qenë në çdo faktor më të mirë se kundërshtarët nga Charlotte.

Me 7 ndeshjet që i zhvilluan jashtë palestrës, Lakers kanë arritur 4 fitore e 3 humbje, ku në përfundim të ndeshjes, Frank Vogel tha se është I kënaqur me këtë seri.

Në këtë ndeshje, fantastik ishte i rikthyeri nga lëndimi, Kyle Kuzma me 24 pikë të shënuara e 4 kërcime ndërsa përkrahu i qëndroi Dennis Schroder me 19 pikë e 3 kërcime.

Në anën tjetër, u dallua i zakonshmi Devonte Graham me 19 pikë që nuk mjaftuan për një trium eventual.

Lakers me këtë fitore pozicionohen në vendin e 5 të perëndimit me 34 fitore e 21 humbje ndërsa Charlotte Hornets ëshë në vendin e 8 të lindjes me 27 fitore e 26 humbje.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=Fuvh6V3Hl3c

Komentet janë të mbyllura.