Basketboll

EFESI I AFROHET ”FINAL FOUR”-IT

Prishtinë(AsistiOnline) – Anadolu Efesi ju është afruar në vetëm një fitore, ”Final Four”-it të Euroligës.

Turqit nga Stambolli kanë triumfuar ndaj Real Madridit edhe në ndeshjen e dytë rresht 91-68.

Vasilije Micic me 23 pikë e Shane Larkin me 21 sosh, spikatën në fitoren e ‘Los Blancos’ sonte.

Te Reali performancë të mirë patën: Threy Thompkins me 17 pikë e Rudy Fernandez me 11 sosh.

Efesit tash i duhet veç edhe një fitore të kalojë në gjysmëfinale, sepse seria aktuale është 2-0. Dy ndeshjet e rradhës luhen në Madrid të Spanjës.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.