Basketboll

YLLI APO BASHKIMI NË GJYSMËFINALE?

Prishtinë(AsistiOnline) – Ndeshja e fundit e serisë çerekfinale, zhvillohet sonte edhe në mes të Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit dhe e cila e përcakton fituesin që i bashkohet Rahovecit në gjysmëfinale.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Therandë, kishte fituar Bashkimi e në ndeshjen e dytë në Prizren, Ylli iu revanshua prizrenasve dhe fitoi në ”Sezai Surroi”.

Ndeshja do të transmetohet direkt në Artmotion nga ora 20:15 e si zakonisht, rezultatin pas çdo çereku por edhe raportin final të ndeshjes do të mund ti gjeni në portalin e vetëm shqiptar, dedikuar ekskluzivisht basketbollit, AsistiOnline.com

Të kujtojmë, se vendi i parë – Ponte Prizreni dhe Rahoveci nga vendi i dytë, janë kualifikuar direkt në gjysmëfinale të ”play off”-it.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.