Basketboll

NGA EUROLIGA NË NBA, JAMES DEBUTON ME NETS

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëri ndër basketbollistët më të mirë në vitet e fundit në Euroligë, Mike James është transferuar në NBA.

James u zyrtarizua dje si lojtari Brooklyn Nets dhe pikërisht dje ka debutuar me skuadrën e re.

Në ndeshjen e parë me Nets, James ka luajtur për 21 minuta me 8 pikë, 2 asiste e 2 kërcime, duke luajtur rol tejet të madh në fund për fitoren e ekipit të Steve Nash, që mposhti Bostonin 109-104.

Kjo fitore e bën Brooklynin lider të Konferencës Lindore me 40 fitore e 20 humbje. Ndërsa, Bostoni gjendet i 6-ti në po të njëjtën Konferencë me 32 fitore e 28 humbje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.