Basketboll

LIDERI PËRBALLË PEJËS, NDESHJA E DYTË GJYSMËFINALE

Prishtinë(AsistiOnline) – Ndeshja e dytë gjysmëfinale e ”play off”-it të Superligës së Kosovës, zhvillohet poashtu sonte, por në ”Sezai Surroi” të Prizrenit.

Skuadra e Ponte Prizrenit që i mbylli garat si lidere e stinorit të rregullt në hapje të gjysmëfinaleve i bën konak Pejës së kompletuar dhe të motivuar për suksese.

Prizrenasit kanë synime të mëdha në këtë edicion dhe sigurisht se synojnë të nisin me fitore garat në gjysmëfinale, derisa pejanët pasi arritën në finale të Ligës Unike, shpresojnë të fitojnë një trofe në këtë edicion, me në krye Dardan Berishën dhe Lis Shoshin, pa harruar edhe qendrën fantastike Brandon Walters.

Skuadra që shënon tri fitore do të kualifikohet në finale e madhe.

Ndeshja do të transmetohet direkt në Artmotion nga ora 20:15 e si zakonisht, rezultatin pas çdo çereku por edhe raportin final të ndeshjes do të mund ti gjeni në portalin e vetëm shqiptar, dedikuar ekskluzivisht basketbollit, AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.