Basketboll

‘VRESHTARËT’ DHE ‘XHEBSAT’, HAPIN SOT GJYSMËFINALET E PLAY OFF-IT

Prishtinë(AsistiOnline) – Dita e sotme pritet të jetë tejet e ngjeshur me basketbollin kosovar, për faktin se luhen sfidat e para gjysmëfinale të ”play off”-it.

Ndeshja e parë gjysmëfinale zhvillohet në Palestrën e nxehtë ”Mizahir Isma” në Rahovec, atje ku ‘vreshtarët’ që kanë avantazhin e terenit e presin rivalin rajonal, Golden Eagle Yllin.

Golden Eagle Ylli që fitoi Ligën Unike është motivuar që të fitojë Superligën, por nuk do ta ketë lehtë, pasi përballet me Rahovecin, që përfundoi garat në vendin e dytë. Vreshtarët kanë fituar të gjitha katër takimet në elitë mes tyre, kurse një ndeshje për Kupë e kanë fituar therandasit.

Ndeshjet mes këtyre dy skuadrave kanë qenë shumë interesante në vitet e fundit dhe kështu pritet edhe në gjysmëfinale. Skuadra që shënon tri fitore do të kualifikohet në finale e madhe.

Ndeshja do të transmetohet direkt në Artmotion si dhe Klan Kosova nga ora 17:00 e si zakonisht, rezultatin pas çdo çereku por edhe raportin final të ndeshjes do të mund ti gjeni në portalin e vetëm shqiptar, dedikuar ekskluzivisht basketbollit, AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.