Basketboll

PONTE PRIZRENI KËRKON REVANSHIN, PEJANËT AFRIMIN NË FINALE

Prishtinë(AsistiOnline) – Ndeshja e dytë gjysmëfinale e ”play off”-it të Superligës së Kosovës, zhvillohet përsëri në Prizren mes Pontes dhe Pejës.

Peja fitoi në udhëtim takimin e parë ndaj Ponte Prizrenit 92:100 dhe synon të fitojë edhe përballjen e dytë, kurse prizrenasit janë mobilizuar pas humbjes së parë dhe do të japin maksimumin për të barazuar serinë gjysmëfinale.

Skuadra që shënon tri fitore do të kualifikohet në finale e madhe.

Ndeshja do të transmetohet direkt në Artmotion nga ora 20:15 e si zakonisht, rezultatin pas çdo çereku por edhe raportin final të ndeshjes do të mund ti gjeni në portalin e vetëm shqiptar, dedikuar ekskluzivisht basketbollit, AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.