Basketboll

BARÇA NJË FITORE LARG ”FINAL FOUR”-IT

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Barcelonës e ka arritur një fitore shumë të vlefshme në kuadër të serisë çerekfinale të ”play of”-it të Euroligës.

Katalunasit kanë triumfuar ndaj Zenitit në Shën Petersburg me rezultat 70-78.

Individët më të dalluar në fitoren e ekipit të drejtuar nga Sarunas Jasikevicius ishin: Brandon Davies me 28 pikë e Cory Higgins me 16 sosh.

Te Zeniti s’mjaftuan për fitore, Baron me 19 pikë e Poythress me 14 sosh.

Me këtë fitore, Barça merr avantazhin e serisë çerekfinale në 2-1 me fitore dhe tash i duhet vetën edhe një triumf për të kaluar në gjysmëfinale.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.