Basketboll

KJO ËSHTË EUROLIGA NGA 2-0 NË 2-2, REALI BARAZON SERINË NDAJ EFESIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Me performancë fantastike në pjesën e dytë të ndeshjes, Real Madridi e ka mposhtur Anadolu Efesin në sfidën e katërt çerekfinale të Euroligës.

Los Blancos kanë mposhtur Efesin sonte me rikthim të madh, pasi në pjesën e parë ishin duke humbur 36-47, por në pjesën e dytë djelmoshat e Pablo Lasos ndezën ‘turbinat’ dhe fituan duelin krucial 82-76 që i mban në lojë për kualifikim në ”final four”.

Usman Garuba me double-double(24pk, 12krc), ishte fantastik në fitoren e Realit sonte i ndihmuar edhe nga veterani azerbejgjanas Jaycee Carroll me 20 sosh.

Te Efesi s’mjaftuan për fitore assesi: Rodrigue Beaubois me 23 pikë e as Shane Larkin me 22 sosh.

Me këtë fitore të Realit sonte, barazohet seria çerekfinale e Euroligës mes Realit dhe Efesit në 2-2 e gjysmëfinalisti nga ky duel përcaktohet në ndeshjen e pestë që zhvillohet më 4 maj në ”Sinan Erdem Dome” të Efesit në Stamboll të Turqisë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.