NESËR MËSOHEN FINALISTËT E ”PLAY OFF”-IT TË SUPERLIGËS SË KOSOVËS
Nesër zhvillohen ndeshjet e pesta të serive gjysmëfinale të ”play off”-it të Superligës së Kosovës në basketboll te meshkujt për këtë edicion.
Në të dyja super-duelet seritë janë të barabarta dhe ende nuk dihet se kush do të kalojë në finale.
Takimet mes Ponte Prizrenit dhe Pejës dhuruan emocione të mëdha, me basketboll të bukur e aksione atraktive, kurse të martën adrenalina do të rritet në maksimum në sfidën vendimtare mes këtyre dy skuadrave. Pejanët kishin fituar takimin e parë 92:100, kurse më pas prizrenasit fituan 112:111, në një përballje dramatike, derisa sfida e tretë përfundoi me fitoren e verdhezinjve 108:85, ndërsa e fundit 62:88 në të mirë të prizrenasve.
Rahoveci-Golden Eagle Ylli po pritet me interesim të madh. Derbi regjional ka qenë shumë interesant në vitet e fundit, kurse përballja e pestë do të vendosë se kush shkon në finale. Më vend për gabime nuk ka dhe kush gabon eliminohet. Takimin e parë e fituan rahovecasit 69:66, derisa të dytin therandasit 62:70, e po ashtu edhe takimin e tretë 77:68, kurse përballjen e fundit e fituan Vreshtarët 66:69.
/FBK/
Orari
E martë
17:00 Ponte Prizreni – Peja
20:15 Rahoveci – Golden Eagle Ylli
Komentet janë të mbyllura.