Basketboll

KËSHTU E SHOHIN TE PONTE PRIZRENI, DUELIN VENDIMTAR ME PEJËN SOT

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Ponte Prizrenit sonte e zhvillon duelin vendimtar ndaj Pejës në gjysmëfinalen e Superligës së Kosovës.

Para kësaj përballje jetike dhe me rëndësi të veçantë për të dyja ekipet, AsistiOnline.com ka kontaktuar me akterët e Ponte Prizrenit, duke i pyetur se sa janë të përgatitur për këtë ndeshje dhe a besojnë në kualifikim.

Trajneri i Ponte Prizrenit, Arbnor Rifati: ”Jemi të përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje dhe besojmë në fitore më shumë se kurrë”, tha Rifati.

Ndërsa njëri prej lojtarëve të huaj te Peja, Divine Myles e përshkroi ndeshjen e sotme me këto fjalë: ”E gjithë seria me Pejën ka qenë shumë e vështirë e tillë do të jetë edhe sot, por ne presim fitore dhe të kalojmë në finale”, u shpreh Myles.

I bindur në fitoren e verdhezinjëve u shpreh edhe qendra shtatëgjate, Urim Zenelaj: ”Do të jetë ndeshje e fortë në të gjitha aspektet ne jemi të përgatitur edhe pse kemi pasur pak kohë, besoj që me angazhimin e gjithë lojtarëve, do të jemi në finale”, potencoi Zenelaj.

Ndeshja mes Ponte Prizrenit dhe Pejës, luhet sot nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në ArtMotion.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.