Basketboll

ARBNOR RIFATI FLET NË DETAJE PËR INCIDENTIN E DJESHËM DHE HAPAT E MËTUTJESHËM TË PRIZRENIT [VIDEO+LAJM]

Prishtinë(AsistiOnline) – Vendimi për eliminim të Ponte Prizrenit nga gara e ”play off”-it të Superligës së Kosovës, nuk i ka pëlqyer fare as trajnerit të ekipit, Arbnor Rifati.

Në një prononcim të dhënë për Klan Kosovën, Rifati ka folur gjerë e gjatë për incidentin e mbrëmshëm me Pejën, si dhe vendimin që ekipi i Ponte Prizrenit të eliminohet nga garat.

Ne tani sa po morëm pak më herët vendimin, vendimin e territ pasiqë Komesari i Garave paska marrë vendim të nates, të ngutshëm dhe të pritur nga ana jonë, pasiqë kemi mësuar se kjo ka qenë ndoshta edhe një prapavi e shtyer nga dikush, por është herët tani të flasim. Kështuqë prova materiale, argumente, raporte të policisë dhe raportet e emergjencës, ku kemi pasur tre të lënduar, as nuk janë marrë parasysh. As deklaratat e akterëve të cilët kanë qenë të përfshirë në rrahje, si duket kjo ka qenë vetëm e gatuar dhe është servuar sot në mëngjes. Kështu që ne tani është pak herët, ne tash në mesditë do ta kemi edhe një takim, jemi konsultuar me të gjitha instancat e mundura autoritative që veprojnë në Republikën e Kosovës. Nuk do të ndalemi, do të bëjmë edhe padi penale ndaj krereve të FBK-së, konkretisht komesarit të FBK-së dhe nëse ka nevojë do të shkojmë deri në FIBA, vetëm për drejtësi. E thash edhe mbrëmë në prononcimin tim direkt, që nuk e mbështesim assesi dhe nuk jemi idhëtarë të dhunës në sport, por ky vendim është tendecioz i njëanshëm dhe i paprecedent”.

Tekniku prizrenas jep edhe versionin e vet, se si ka ndodhur ngjarja, duke kritikuar vendimin e organeve të FBK-së për mos-shterimin e të gjitha fakteve në lidhje me vendimin final.

”Po, normal që ekipi ka qenë aty, ne nuk kemi pasur ndonjë ujk aty, apo ndonjë turist aty në palestër. Por, bëhet fjalë për lojtarin e mitur 17 vjeçar, Leorit Morina i cili është goditur nga Brandon Walters, atëherë edhe drejtori sportiv, Gëzim Morina si dhe një punonjës – kujdestar i cili është kujdesur për rendin aty, është goditur dhe ka pasur një frakturë në hundë, ne kemi dërguar të tretë në ndihmën e parë dhe ekziston raporti. Unë jam i habitur se si mund të merret një vendim, kur e dimë të gjithë se në të gjitha kompeticionet sportive, akterët e dhunës së pari duhet të ndëshkohen me gabime diskualifikuese e për të parë deklaratat e tyre pas 24 ore, për atë se çka ndodhi, ky Komesar nuk i ka marrë as për bazë as ato, nuk i ka marrë për bazë as raportin e policisë, nuk i ka marrë për bazë as raportin e emergjencës së qendrës së mjekësisë familjare në Prizren. Kështu që nuk e di, jemi të zhgënjyer tejmase, jemi të zhgënjyer edhe për atë që ndodhi, ne e dënuam rastin dhe kërkuam edhe falje, por definitivisht sot ndoshta edhe do ta mbajmë një mbledhje dhe do të bisedojmë për rrjedhën e klubit, pasiqë të gjitha ato investime dhe të gjitha ato gjëra të cilat jemi duke i bërë në fund të na shkojnë huq, nuk e ka merituar një klub kampion i stinorit të rregullt siç është Ponte Prizreni”.

Në fund të prononcimit, Rifati me ironi thotë se Komesari i Garave, Faton Kurshumlija ka pasur fontanë dëshirash që të vije deri te dënimi për të dhe klubin e tij, porse dënimet nuk do ti paguajnë.

Kur kam qenë i ri, kam dëgjuar shumë radio dhe një prej emisioneve që më kanë pëlqyer më së shumti ka qenë, fontanë dëshirash, kështu që po më duket se Komesari i Garave ndoshta paska pasur edhe ai ndonjë fontanë dëshirash dhe atë mllefin që e ka pas dhe atë urrejtjen ndaj meje ta manifestojë me një dënim 500 euro, por unë i kam thënë atij që jo 500 po edhe 50 mijë euro të dënohem, une nuk do të ndalem, derisa të bëj sakrificë edhe klubin tim, që nuk do të ankohemi sigurisht edhe në shkallën e dytë, do të bëhemi në njëfarë mënyre, kurban i një investimi një vjeçar, por të jetë një mesazh për Presidentin e FBK-së, Arben Fetahu që për mendimin tim është Presidenti më i mirë në historinë e basketbollit të Kosovës, që sa më shpejtë t’ia japë rrugën të cilën ia kishte dhënë edhe vitin e kaluar, Komesarit të Garave. Kështu që dënimi me 500 euro, mua assesi nuk më brengos, une ia kam thënë nja dy tre fjalë në sallë, që këto gjëra të cilat kanë qenë faktike dhe reale, kështu që ata e kanë në dore, ne nuk do të paguajmë asnjë cent të vetem, këto dënime të cilat jemi çuditur, ato shifra të cilat nuk besojmë që ndonjë klub ndonjëherë është dënuar me kaq të holla”, u shpreh trajneri i Ponte Prizrenit”, përfundoi intervistën trajneri prizrenas.

/AsistiOnline.com/

Video e intervistës me Arbnor Rifatin:

 

Komentet janë të mbyllura.