DINAMO TBILISI I MUJO THAÇIT E NISË ”PLAY OFF”-IN ME FITORE
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Dinamo Tbilisit në elitën gjeorgjiane, që drejtohet nga trajneri shqiptar, Muhammed Thaçi e ka nisur me fitore ”play off”-in në ligën nacionale atje.
Në ndeshjen e parë çerekfinale, Dinamo Tbilisi ka arritur fitore të madhe në udhëtim te Kutaisi me rezultat të ngushtë 93-94, por shumë i vlefshëm në luftë për kalim në gjysmëfinale.
Individët më të dalluar në fitoren e skuadrës së drejtuar së Dinamos sot ishin: Luka Bulashvili me 25 pikë e Mike Edwards me 16 sosh.
Kjo fitore e afron tejet shumë në gjysmëfinale ekipin e shkupjanit shqiptar, sepse me një fitore eventuale të premtën, kalohet në edhe një fazë të rëndësishme dhe afër finales.
Vlen të ceket se skuadra që sonte e mposhti ekipi i Mujës, ishte në vendin e dytë në stinorin e rregullt, ndërsa skuadra e Dinamos deri në fund shihej si kandidat për rënie nga liga, por ky ekip i drejtuar nga Mujo Thaçi i theu të gjitha pritshmëritë dhe arriti që përveç mbetjes në ligë të inkuadrohet edhe në ”play off”.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.