KOMPLETOHEN GJYSMËFINALISTËT E ”FINAL FOUR”-IT TË EUROLIGËS
Prishtinë(AsistiOnline) – Janë kompletuar gjysmëfinalistët e ”Final Four”-it të sivjetmë në Euroligë.
Me fitoren e Efesit dje ndaj Real Madridit në Stamboll 88-83 dhe seri të përgjithshme 3-2, skuadra e Ergin Atamanit është plasuar në gjysmëfinale.
Njejtë veproi dje edhe Barcelona që mposhi Zenitin e Shën Petersburgut 79-53 dhe arriti në gjysmëfinale me seri të përgjithshme poashtu 3-2
Dhe skuadra e fundit që siguroi një vend në gjysmëfinale ishte Olimpia Milano që me ‘qykë’ të zorit e mposhti Bayernin e Mynihut 92-89 e poashtu në seri finale prej 3-2.
Në ”Final Four”-in e Euroligës që sivjet mbahet në Këln të Gjermanisë, Barcelona takohet me Olimpia Milanon. Ndërsa, CSKA Moska do ta ketë përballë, Anadolu Efesin.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.