Basketboll

PEJA FINALISTI I DYTË I SUPERLIGËS SË KOSOVËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas vendimit të FBK-së për duelin e pezulluar gjysmëfinal mes Ponte Prizrenit dhe Pejës, është mësuar edhe emri i finalistit të dytë në Superligën e Kosovës.

Komesari i garave të FBK-së, ka vendosur që ndeshja e pezulluar mes Ponte Prizrenit dhe Pejës, ti takojë kësaj të fundit me rezultat zyrtar 0-20 dhe me këtë vendim, skuadra e Pejës automatikisht kalon në finale të ”play off”-it të Superligës së Kosovës.

Pra në finalen e Superligës së Kosovës do ti kemi përballë, Golden Eagle Yllin që mposhti në gjysmëfinale Rahovecin me seri të përgjithshme 2-3 dhe Pejën që u kualifikua në finale me rezultat zyrtar nga ndeshja e fundit 0-20 (2-3).

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.