Basketboll

TE PEJA PARALAJMËROJNË ANKESË NDAJ VENDIMEVE TË FBK-SË

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas vendimeve të FBK-së në lidhje me fatin e ndeshjes, Ponte Prizreni – Peja i menjëhershëm ka qenë reagimi i kësaj të fundit në lidhje me dënimet e shqiptuara.

Në postimin e klubit verdhezi në llogarinë zyrtare, shkruan se Peja do të jetë në finale, por jo në mënyrën se si dëshiruan, ndërsa për dënimet e shqiptuara ndaj ekipit do të bëjnë ankesë në FBK.

Jemi në finale por jo në mënyren se si dëshiruam.
Rezultati final:
KB Ponte 00 – 20 KB Peja
Jemi të detyruar të ju kërkojmë falje dashamirësve të basketbollit që nuk patëm mundësi të ju dhurojmë spektaklin e pritur.

Dënimet e FBK-së drejt KB Peja:

13.Konform Nenit 49.11 të Propozicioneve të Garave, KB Peja dënohet me 600 euro.

Brandon Walters (KB Peja) Konform Nenit 50.6 të Propozicioneve të Garave dënohet me 400 euro dhe 2 ndeshje mos paraqitje për KB Peja.
Aj Walton (KB Peja) Konform Nenit 50.6 të Propozicioneve të Garave dënohet me 400 euro dhe 2 ndeshje mos paraqitje për KB Peja.
Dardan Berisha (KB Peja) Konform Nenit 50.1 të Propozicioneve të Garave dënohet me 100 euro.
KB Peja, do të ankohet në komisionin arbitrar kundrejt këtij vendimi”, thuhet në shkrimin e klubit pejan.

 

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.