Under Header

spot_img

TOTALI I DËNIMEVE NË EURO PËR AKTERËT E PËRLESHJES, PRIZRENI – PEJA

spot_img

Prishtinë(AsistiOnline) – Gjatë ditës së sotme Federata e Basketbollit të Kosovës publikoi vendimet e marra nga Komesari i Garave për incidentin e shkaktuar në duelin, Ponte Prizreni – Peja.

Përpos vendimit për regjistrimin e ndeshjes me rezultat zyrtar dhe dënimin e disa prej lojtarëve të të dyja skuadrave me moslojë në ndeshjet e ardhshme, Komesari i Garave i FBK-së, më së shumti ka shqiptuar gjoba me të holla për palët e përfshira në këtë incident që eskaloi në përleshje fizike.

Totali i dënimeve në të holla për të gjithë akterët e përfshirë në këtë përleshje, arrin shifrën e 7900 eurove e që për standartin e basketbollit të Kosovës është shumë tepër e lartë.

Te skuadra organizatore e kësaj sfide, Ponte Prizreni dënimet në të holla e arrijnë shifrën e 6300 eurove. Përderisa te Peja janë dënuar me 1600 euro total dënime në të holla.

Dënimet e shqiptuara për Ponte Prizrenin:

  1. KB Ponte Prizreni Konform Nenit 49.15 të Propozicioneve të Garave (në pajtim me Nenin 39.6.6) dënohet me 4.000 euro dhe 3 ndeshje pa prezencën e shikuesve për edicionin 2021/22.
  2. Konform Nenit 16.1 dhe Konform Nenit 50.2.1 të Propozicioneve të Garave trajneri i KB Ponte Prizrenit, Arbnor Rifati dënohet me 500 euro.
  3. Konform Nenit 16.1 dhe Konform Nenit 50.2.1 të Propozicioneve të Garave, Kryetari i KB Ponte Prizrenit, Zgjim Kryeziu dënohet me 500 euro.
  4. Konform Nenit 48.5 të Propozicioneve të Garave KB Ponte Prizreni dënohet me 200 euro.
  5. Konform Nenit 48.15 të Propozicioneve të Garave, KB Ponte Prizreni dënohet me 300 euro.
  6. Konform Nenit 49.3 të Propozicioneve të Garave KB Ponte Prizreni dënohet me 400 euro.
  7. Leurit Morina (KB Ponte Prizreni) Konform Nenit 50.6 të Propozicioneve të Garave dënohet me 400 euro dhe 2 ndeshje mos paraqitje për KB Ponte Prizreni.

Dënimet e shqiptuara për Pejën:

  1. Brandon Walters (KB Peja) Konform Nenit 50.6 të Propozicioneve të Garave dënohet me 400 euro dhe 2 ndeshje mos paraqitje për KB Peja.
  2. Aj Walton (KB Peja) Konform Nenit 50.6 të Propozicioneve të Garave dënohet me 400 euro dhe 2 ndeshje mos paraqitje për KB Peja.
  3. Dardan Berisha (KB Peja) Konform Nenit 50.1 të Propozicioneve të Garave dënohet me 100 euro.
  4. 13.Konform Nenit 49.11 të Propozicioneve të Garave, KB Peja dënohet me 600 euro.

/AsistiOnline.com/

 

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme