Basketboll

WIZARDS TRIUMFON NDAJ RIVALIT DIREKT PËR ”PLAY OFF”, WESTBROOK FUTET NË HISTORI

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Washingtonit ka shënuar fitore të madhe gjatë mëngjesit të sotëm duke triumfuar në udhëtim tek Indiana me rezultatin 133:132 pas vazhdimeve pasi që koha e rregullt prej 48 minutave përfundoi baras 124:124 dhe nuk mjaftoi për ta përcaktuar fituesin.

Megjithatë në vazhdime shkëlqyen lojtarët nga kryeqyteti e sidomos dyshja dinamike Beal-Westbrook të cilët padyshim udhëhoqën skuadrën drejt fitores numër 32 sezonale që i ngjiti ata edhe në pozitën e nëntë tabelore në lindje.

Westbrook u fut në histori pasi realizoi triple-doublein e 181-të në karrierë dhe barazoi kështu legjendën Oscar Robertson. “Broodie” e mbylli këtë përballje me 33 pikë, 19 kërcime dhe 15 asistime teksa u ndihmua mjaftë edhe nga Bradley Beal që realizoi hiq më pak se 50 pikë në fitore.

Nga ana tjetër tek Indiana triple-double realizoi edhe Domontas Sabonis (30 pikë, 13 kërcime, 13 asistime) kurse paraqitje të mirë pati Caris LeVert me 35 pikë dhe 14 kërcime, por pa mjaftuar për të arritur fitore.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=_sdApI6HL80

Komentet janë të mbyllura.