SAMIR SHAPTAHU PUBLIKON LETËR MOTIVUESE PËR PEJËN DHE TIFOZËT E SAJ
Prishtinë(AsistiOnline) – Njëri prej lojtarëve më të mirë që ka pasur loja e basketbolli në Kosovë por edhe mbarëshqiptarë, Samir Shaptahu e ka publikuar një letër motivuese për ish-skuadrën e tij, KB Pejën.
Në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, Shaptahu kërkuar nga lojtarët e Pejës, klubi dhe tifozët që të mos dorëzohen në finalen e madhe ndaj Yllit, përkundër disavantazhit që kanë, por të luftojnë dhe ti rikthejnë gjërat në favorin e vet dhe ta fitojnë titullin e kampionit.
Në vijim letra e plotë e Samirit pa ndërhyrje:
Kjo sezone ishte shume e veshtire per KB Peja, por Ju loçkat e Sines, i’a dolet qe t’i kaloni te gjitha veshtersite. Kaluat ne finale pas nje trilleri, te nje para-finale tjeter kunder nje ekipe shume cilesore si Ponte Prizreni, e cila ishte ekipa kampione e sezones rregullte. Pas nje trilleri te 5 ndeshjeve, Ju KB Peja, u kualifikuat ne finalen e madhe. Pra, Ju KB Peja, e keni mundur ekipin nr 1 ne superlige Ponten. Kjo ishte nje fitore shume e madhe dhe per dikond e papritur.


https://www.facebook.com/samir.saptahovic.5/posts/1135471506960322
https://www.facebook.com/samir.saptahovic.5/posts/1135471506960322
Komentet janë të mbyllura.