WESTBROOK ARRIN CAKUN, THYEN REKORDIN PËR TRIPLE-DOUBLE
Prishtinë(AsistiOnline) – Super-ylli i Washington Wizards, Russell Westbrook e ka thyer një rekord të jashtëzakonshëm në NBA.
Në fakt skuadra e tij u mposht nga Atlanta Hawks ngushtë 125-124, por Westbrook do ta mbajë mend gjithë jetën e tij këtë ndeshje në aspektin personal.
Westbrook në këtë duel e arriti triple-double-in e 182 në karrierë me të cilin e kaloi edhe Oscar Robertsonin që ishte i pari në listën e NBA-së(181).
Në duelin përballë Hawks, Westbrook luajti me 28 pikë, 21 asiste dhe 13 kërcime.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.