Basketboll

KLUBI I PONTE PRIZRENIT E KONFIRMON SE E ARDHMJA E TYRE ËSHTË NË RREZIK!

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Ponte Prizrenit që viteve të fundit ishte prej klubeve më të organizuara në basketbollin e Kosovës si duket tashmë e ka në rrezik të ardhmen e vet.

Në postimin falenderues për sponzorët, por edhe duke shtuar urimin për fituesin e titullit të kampionit, Golden Eagle Yllin, prizrenasit kanë potencuar edhe faktin se me largimin e sponzorit gjeneral e ardhmja e klubit të tyre më nuk dihet dhe gjërat janë vështirësuar.

Klubi ynë konfirmon që ende nuk dihet e ardhmja e skuadrës, sepse me tërheqjen e sponzorit gjeneral ”PONTE” gjërat janë vështirësuar. Në fillim të muajit Qershor do mbahet Kuvendi i Punës i klubit dhe aty do vendosët për të ardhmen e klubit”, shkruan në një pjesë të postimit të Prizrenit.

Të kujtojmë se skuadra e Ponte Prizrenit sivjet u përjashtua nga gara gjysmëfinale e ”play off”-it të Superligës së Kosovës, kjo pasiqë në ndeshjen e pestë të serisë me Pejën shpërtheu një përleshje fizike mes dy skuadrave dhe komisioni diciplinor i FBK-së, vendosi që Ponte Prizrenin ta largojë nga gara e ”play off”-it.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.