Basketboll

EUROLIGA PO PUNON PËR NJË FORMAT TË MBYLLUR?

P

Prishtinë(AsistiOnline) – Në edicionet e ardhshme garën më të fortë të basketbollit në Evropë, Euroligën mund ta shohim në një format më ndryshe se deri tani.

Sipas të përditshmes spanjolle Mundo Deportivo, drejtuesit e Euroligës po punojnë për një garë të mbyllur nga sezonin 2023-2024 e tutje.

Nga ajo që ka raportuar ky medium i famshëm sportiv, të gjitha ekipet do ta fillojnë sezonin me një licencë të përhershme dhe gara e EuroCup nuk do të jetë më një portë hyrëse për garën më prestigjioze në basketbollit në Evropë.

Euroliga do të ishte një konkurs privat i stilit të NBA dhe do të ishte e mundur të inkuadrohej në të me ftesë vetëm për të zëvendësuar eventualisht një ekip në vështirësi ekonomike, apo telashe të tjera.

11 klubet themeluese të garës janë promovuesit kryesorë të këtij projekti që mund të jetësohet gjatë ditëve në vijim, siç raportohet nga Mundo Deportivo.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.