Basketboll

KAMPIONI FITON DHE I AFROHET DIREKT ”PLAY OFF”-IT

Prishtinë(AsistiOnline) – Kampioni aktual i NBA-së, LA Lakers e ka fituar një ndeshje mjaftë të rëndësishme në luftë për një vend që dërgon direkt për ”play off”.

Dyshja e frikshme, AD e LJ ishin fantastikë në fitoren e Lakersit sonte ndaj Indianës 115-122.

Davis luajti me double-double 28 pikë e 10 kërcime e ‘kingu’ James shtoi 24 pikë, 8 asiste e 7 kërcime.

Te Indiana s’mjaftuan për fitore, Caris LeVert me 28 pikë e JaKarr Sampson me 20 sosh.

Kjo fitore e afron Lakersin drejt ”play off”-it direkt me vendin e 7-të dhe 41 fitore e 30 humbje e në ndjekje kanë Portlandin. Ndërsa, Indiana tashmë e ka siguruar ”play in”-in.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=4xPXV-bJNLc

 

Komentet janë të mbyllura.