Basketboll

WESTBROOK SHUAN ËNDRRËN E BULLS, DËRGON WASHINGTONIN NË ”PLAY IN”

Prishtinë(AsistiOnline) – Me një super-paraqitje të super-yllit të tyre, Russell Westbrook, Washington Wizards e kanë arritur një fitore me shumë vlera dy ditë para fundit të stinorit të rregullt në NBA.

Ekipi që drejtohet nga Scott Brooks, mposhti skuadrën e Clevelandit me rezultat të përgjithshëm 120-105 dhe kështu siguroi një vend në fazën ”play in” të NBA-së, për të kërkuar nga aty edhe ”play off”-in.

Russ ishte i jashtëzakonshëm edhe në këtë duel për Wizards me triple-double(21pk, 17 ast, 12krc) i ndihmuar edhe nga Davis Bertans me 17 pikë.

Te Cavaliers s’mjaftuan për një fitore, Collin Sexton me 26 pikë e Jarret Allen me double-double(18pk, 14krc).

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=64wASkx-NXo

 

Komentet janë të mbyllura.