Basketboll

INDIANA TRIUMFON THELLË NDAJ HORNETS, KALON NË RAUNDIN FINAL TË “PLAY IN”

Prishtinë(AsistiOnline) – Ndeshja e parë e fazës “Play In” mes Charlotte Hornets dhe Indiana Pacers përfundoi në të mirë të këtyre të fundit me rezultat të thellë, 144-117.

Ishte një ndeshje ku Charlotte Hornets nuk ishte asnjëherë në avantazh me Indianan që gjatë ndeshjes krijuan 31 pikë epërsi. Plotë tetë lojtarë ishin me pikë dyshifrore ku basketbollisti lituanez, Domantas Sabonis shkëlqeu me double double prej 21 kërcimesh dhe 14 pikë.

Nga ana tjetër, te Hornets në këtë disfatë të thellë u dallua Miles Bridges me 23 pikë e 8 kërcime teksa përkrahu i qëndroi Cody Zeller me 17 pikë.

Kështu, Hornets përshëndeten nga faza play off këtë sezon ndërsa Indiana do të luaj shanset e saj ndaj Uashingtonit të premten, me fillim prej orës 4 të mëngjesit.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=g3JRzTV2-yE

Komentet janë të mbyllura.