Basketboll

SOT NDESHJA E TRETË FINALE E ABA LIGËS – DIREKT NË ARTMOTION

Prishtinë(AsistiOnline) – Ekskluzivitetet dhe atraksionet basketbollistike vazhdojnë edhe më tutje në platformën numër një në vend – Artmotion.

Pasi mësuam të gjitha skuadrat fituese në këtë sport në vendin tonë tashmë po vjen koha që t’i mësojmë edhe kampionët në garat rajonale dhe ndërkombëtare.

Buduqnosti e pret Zvezdën në shtëpi këtë të shtunë në duelin që përball dy skuadrat më të mira ballkanase dhe njëkohësisht është edhe finale në ABA Ligë.

Kjo ndeshje luhet të shtunën, me fillim nga ora 20:30, dhe transmetohet në Art Sport 1.

Dy duelet e para ishin fituar me rezultate të ngushta nga skuadra beogradase që na bëjnë të besojmë se edhe kjo finale e tretë do jetë po aq interesante.

Zvezda, 5-shja e mundshme startuese:

Lloyd, Davidovac, Lazic, Dobric, Nnoko

Buduqnosti, 5-shja e mundshme startuese:

Cobbs, Ivanovic, Mitrovic, Popovic, Reed

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.