Basketboll

EKIPI I YJEVE E NISË ”PLAY OFF”-IN ME FITORE

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëra prej skuadrave favorite kryesore për titull të NBA-së sivjet, Brooklyn Nets e ka nisur me fitore ”play off”-in.

Edhe pse me vështirësi, Nets kanë triumfuar ndaj Bostonit në ndeshjen e parë të çerekfinales me rezultat të përgjithshëm prej 104-93.

Pjesa e parë i takoi ekipit të Celtics, por në pjesën e dytë gjërat ndryshuan dhe Brooklyni riktheu ato në favorin e vet, duke arritur fitore të merituar me treshen e yjeve që shkëlqyen, Durant që realizoi 32 pikë e 12 kërcime, Kyrie Irving me 29 pikë e James Harden që pati 21 sosh.

Te Celtics s’mjaftuan, Jayson Tatum me 22 pikë e as Marcus Smart me 17 sosh.

Kjo fitore i jep avantazhin e serisë çerekfinale në 1-0, skuadrës së Nets dhe ekipi që arrin katër fitore, kualifikohet në gjysmëfinale të Konferencës Lindore.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=tjniniSxbw0

Komentet janë të mbyllura.