Basketboll

KNICKS PËRMBYSIN ATLANTAN DHE BARAZOJNË SERINË

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e New York Knicks e ka arritur një fitore shumë të madhe në ndeshjen e dytë çerekfinale të Konferencës ndaj Atlantas.

Knicks kanë arritur që të mposhtin Atlantan madje me përmbysje, pasiqë në pjesën e parë ishin duke humbur, por kjo si duket i ‘zgjoi’ nga gjumi dhe në pjesën e dytë e përmbysën rezultatin dhe arritën fitore tërësisht të merituar 101-92.

Derrick Rose me 26 pikë të shënuara, si dhe Reggie Bullock me 15 të tjera, spikatën në këtë fitore me vlerë të madhe për Knicks.

Në anën tjetër te Hawks s’mjaftuan për triumf, Trae Young me 30 pikë e as Bogdan Bogdanovic me 18 sosh.

Kjo fitore e New Yorkut e barazon serinë çerekfinale të Konferencës Lindore me Atlantan në 1-1 e skuadra që arrin katër fitore kualifikohet në gjysmëfinale.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=9ccYwC3pv4Y

Komentet janë të mbyllura.