Basketboll

MORANT ME 47 PIKË S’MJAFTON, JAZZ NDAJ GRIZZLIES FITON

Prishtinë(AsistiOnline) – Me pothuajse komplet ekipin që arriti pikë dyshifrore, Utah Jazzi e ka mposhtur në ndeshjen e dytë çerekfinale, skuadrën e Memphis Grizziles.

”Gjezerët” kanë fituar një ndeshje tepër me rëndësi ndaj Grizzlies, pasi ishin në disavantazh të serisë, por tash kanë barazuar gjithça, pas fitores së djeshme 141-129.

Donovan Mitchell me 25 pikë, Rudy Gobert me 21 pikë e 13 kërcime, Mike COnley me 20 pikë e 15 asiste, si dhe Bojan Bogdanovic me 18 pikë, ishin prej lojtarëve të dalluar në këtë fitore të Utahit.

Tek Grizzlies me lojë të mirë u dalluan, Ja Morant me plotë 47 pikë e Dillon Brooks me 23 sosh.

Me këtë fitore, Jazz barazon serinë çerekfinale të Perëndimit ndaj Memphisit në 1-1 e skuadra që arrin katër fitore kualifikohet në gjysmëfinale.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.