Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
ZVEZDA FITON TITULLIN E ABA LIGËS – AsistiOnline
Basketboll

ZVEZDA FITON TITULLIN E ABA LIGËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra serbe e Crvena Zvezdës është fituese e ABA Ligës për stinorin 2020/21.

Ekipi i Zvezdës triumfoi në duelin final i pesti në total gjatë kësaj finale dhe me rezultat tejet të ngushtë 67-60, duke u shpallur kampione e ABA Ligës për herë të pestë në histori të klubit.

Landry Nnokome 17 pikë e 12 kërcime, ishte kontribuesi kryesor në fitoren jetike të Zvezdës sonte i ndihmuar edhe nga Jordan Loyd me 15 pikë.

Te Buduqnosti sonte vetëm Justin Cobbs arriti pikë dyshifrore, gjithsej 21 sosh.

Me këtë triumf dhe seri të përgjithshme 3-2, Crvena Zvezda shpallet kampione e ABA Ligës për këtë sezon dhe në edicionin e ardhshëm do të luajë përsëri në Euroligë.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.