Basketboll

NDRYSHIMET E REJA PREKIN EDHE LOJTARËT E RINJË NË EKIPET E SUPERLIGËS

Prishtinë(AsisitiOnline) – Ndryshimi i rregullores për lojtarët e huaj që vinë në Superligën e Kosovës, nuk ka qenë i vetmi në takimin e FBK-së me zyrtarët e klubeve elitare kosovare.

AsistiOnline.com ka mësuar jo zyrtarisht se ndryshime do të ketë edhe në rregullin për lojtarët e rinjë vendorë të cilëve nuk është se do ju konvenojë kjo, por që ndoshta do ti shtyente të punojnë më shumë dhe të synojnë zënien e një vendi në formacion.

Me rregullin e ri klubet kosovare do të detyrohen ti kenë në roster vetëm nga dy basketbollistë nën-moshën 20 vjeçare e jo tre, siç ka qenë rregulli deri më tani.

Mbetet të shihet se si do të ndikojë ky rregull i freskuar tek lojtarët e rinjë të cilët edhe ashtu nuk është se kanë pasur minutazhë të madhe në klubet kosovare.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.