Basketboll

DY BILETA OLIMPIKE NË PYETJE, KUALIFIKIMET UNIVERSALE TË FIBA 3×3 EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas kualifikimeve normale olimpike nga ku mësuam tre skuadrat e radhës nga meshkujt dhe poashtu tre nga konkurrenca e femrave që arritën kalimin tutje për herë të parë në histori në garën e “3X3” të lojrave olimpike, tashmë vijnë në ekranet e juaja edhe kualifikimet universale të cilat janë mundësia e fundit për një biletë olimpike.

6 prej skuadrave më të mira nga konkurrenca e meshkujve dhe poashtu gjashtë të tjera nga femrat do të ndeshen mes tyre në një turne interesant dhe të zjarrtë ku vetëm fituesi do të luaj në Olimpiadën e Tokyos.

Ndeshjet e fazës së grupeve do të luhen të premtën dhe shtunën me fillim nga ora 18:00 e deri më 21:00 kurse të dielen do të kemi çerekfinalet dhe finalet të cilat startojnë nga ora 15:00 e zgjasin deri pas orës 20:00.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.